Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si Salt Bae, më në fund hapi restorantin e tij të parë në New York, të dytin në SHBA dhe të trembëdhjetin në të gjithë botën. Sapo futesh tek restoranti më i ri i Manhatan-it, kalon në botën e Salt Bae. Një ilustrim i pozës sëtij klasike ndohet pranë bar-it, i ciki çdo gjë, nga uji Voss e deri tek shishet më të shtrenjta të Armand de Brignac. Çdo gjë përsa i përket restorantit është spektakolare.

Kjo është fuqia e vërtetë e Salt Bae, ai krijoj një ambient, ku të gjithë shkojnë për të shijuar të njëjtën eksperiencë, të cilën duke e shpërndarë me të tjerët e bëjnë akoma dhe më të njohur.