Artistët e rinj, janë ata që marin vëmendjen e Daily Taste nëpërmjet rubrikës ‘New Artist’. Vështirësitë e hasura, pasionet për të cilat luftojnë dhe historitë më të çuditshme që i ndodhin në skenë.

 

Një hapësirë enkas për ta, një rubrikë që prezantohet me gjallëri dhe të vërteta që vetëm një artist mund t’i transmetojë.

Temën e parë të ‘New Artist’ e ‘rrëmben’ Nilsa Hysi. Nilsa është e para që thyen heshtjen duke thënë se të bëhesh artist në Shqipëri nuk është aspak e lehtë dhe vështirësitë ekonomike shpesh mund të bëhen pengesë për ndjekjen e pasionit. Por asnjë pengesë nuk mund ta bëjë Nilsën të heqë dorë nga ëndrra e saj, një ëndërr nisur në netët e dikurshme pa drita, ku çdo gjë ndodh në qetësinë e qirit ku Nilsa filloi këndonte këngët e dikurshme hit të 2000. Tashmë ajo është pjesë e ‘All In Band’, një band muzikor ku luajnë kryesisht swing jazz, rrymë e sjell risi për rrugët e Tiranës dhe tepër e veçantë.

Këtë vit ajo ishte edhe pjesë e kompeticionit Kënga Magjike me këngën ‘Kundër Rrymës’. Mendimin e saj për të qenë kundër rrymës mund ta ndiqni në intervistën e plotë nga Daily.