Sipas “Bloomberg’s billionaire tracker”, që mat të ardhurat e njerëzve më të pasur në botë, shefi ekzekutiv i Amazon zotëron tashmë një pasuri prej 105.1 miliardë dollarësh, një rekord i ri që le pas themeluesin e Microsoft, Bill Gates. Bezos siguron pjesën më të madhe të të ardhurave në bazë të aksioneve të tij në Amazon. Ai është gjithashtu pronar i gaztës së mirënjohur “Ëashington Post” si dhe pronar i “Blue Origin”, një kompani private udhëtimi që synon të cojë turistët në hapësirë.

Bezos fitoi zyrtarisht titullin e njeriut më të pasur në botë gjatë muajit korrik, duke lenë Gates në vend të dytë. Megjithaët ekspertët thonë se nëse nuk do të ishte për kontributet e tij të mëdha bamirëse, Gate do të ishte endenë vendin e parë.