jë manastir që ka vetëm dy figura përgjatë tempullit: Obama dhe Budhën. Kjo ndodh në tempullin budist Zen në një qytezë të vogël në Fukui. Figura të ish-presidentit të Amerikës qëndrojnë kudo nëpër qytet.

 

Budistët e këtij tempulli ndodhën në periferi të qytezës rrethur nga mallet. Është vjeshtë në momentin që ky përshkrim bëhet dhe duket se pemët po ndryshojnë ngjyra. Në tempull ndodhen 7 murgj dhe ai është ndërtuar në 1508. Duket si një përrallë e Borëbardhës kur themi 7 persona me personalitet të ndryshëm në një tempull (si 7 xhuxhat e Borëbardhës).

Dita në këtë tempull fillon në 3:50, në këtë moment murgu më i ri duhet t’i bjerë këmbanës të zgjimit. Vetëm një ditë të javës ai mund të zgjohet në 04:50. Përgjatë dimrit dhe trajnimi bëhet më intensive pasi në të ftohtin e dimrit murgjit vetëm duhet të flenë, hanë dhe të qëndrojnë ulur derisa dimri të kalojë.

Proçesi i të qëndruarit ulur në veshjen karakteristike ‘zafu’ është përballë një muri duke u përqëndruar në proçesin e frymëmarrjes. Përveç meditimit, ditët rrotullohen rreth ‘samu’ apo punës së përditshme. Më së shumti pastrim, kopshtari dhe poçeri. Edhe përse këto duken si punë në fakt janë një formë e praktikës Zen që duhen bërë me shumë përkushtim.

Midis mëngjesit dhe pasdites, mund të kesh disa pushime të cilat mund t’i përdorësh si një mënyrë për të shkuar në hiking. Ndonjëherë edhe për tu qetësuar pas qetësisë.