Me ditët e para të festivalit të Cannes duke afruar, erdhi koha të shohim se çfarë do të na servirë ky festival tani. Edicioni i 71të i këtij festivali përfshin disa nga emrat më veteranë të kinematografisë si Jean – Luc Godard.

Ja disa nga zgjedhjet tona që mendojmë se duhet të shihni këtë sezon…

  1. Under the Silver Lake – David Rober Mitchell

Under the Silver Lake është filmi i nominuar për Palme D’Or. Filmi me aktorë kryesorë Riley Keough dhe Andrew Garfield, si fqinj që humbet është një përrallë psychedelic. Mos e humbisni

  1. Blackkklansman – Spike Lee

Një emër tepër i çuditshëm le të themi! Një film tjetër i nominuar për Palme D’Or këtë rradhe me kthime nga historia e oficerit të policisë Spike Lee: Ron Stallworth. Filmi është drejtuar dhe prodhurat nga i njëjti regjizor që drejtoi filmin ‘Get Out’.

  1. Fahrenheit 451 – Ramin Bahrani

Filmi i famshëm klasik Fahrenheit 41 fillon me Michael B Jordan së bashku me Michael Shannon ndërkohë që ata vendosin të marrin përsipër misionin e djegies të të gjithë librave. Një histori që pasqyron botën sot në mënyrë tepër të zgjuar.

  1. Angel Face – Vannesa Filho

A mund ta quajmë festivali i Cannes pa Marion Cotillard në të? Jo! Këtë vit ajo çfarë Vannesa Filho sjell, është historia e një gruaje që braktis djalin e saj 8 vjeçar për një burrë që sapo e ka njohur.

  1. Le Liver D’Image – Jean-Luc Godard

Filmi me titull në anglisht: ‘ The Picture Book’, përshkruhet ndryshe si ‘asgjë përveç qetësisë’. Asgjë përveçse një kënge revolucionare. Një histori që ndahet në 5 kapituj, ashtu si 5 gishtat e dores.