ë udhëtimin tjetër që po planifikoni për në Venecia, sigurohuni të bëni kohë për qytezën e Burano-s, një nga sekretet që ofron Italia. Ky arkipelag është i vendosur në lagunën e Venecias dhe është një atmosferë paqësore ngjyrash.

 

Burano ka një karakteristikë shumë të veçantë që është arkitektura me plot ngjyra. Të gjitha ndërtesat në zonë kanë ngjyra të ndezura që të bëjnë të ëndërrosh në një kombinim tejet estetik.

Arsyeja përse kanë zgjedhur këtë mënyrë është që të peshkatarët të dallonin nga larg shtëpitë e tyre kur të ishin në det. Shumë prej ndërtesave i takojnë periudhës të artë të Venecias që filloi në 1500. Për të ndryshuar ngjyrën e shtëpisë tënde, sigurisht që duhet të marrësh leje.