Mos harrojmë se ka dy lloj njerëzish që ne vëmë re në aeroport: ata që kanë zgjedhur rrobat e ‘hangover-it’ të të Dielës, dhe ata që kanë zgjedhur fustanin më të bukur të garderobës. Në fakt ne ju sygjerojmë diçka midis kësaj. Veshja që ju vishni kujtojmë se do jetë përshtypja e parë që do merrni në destinacionin ku do të arrini.

 

Ja lista që sygjerojmë për çdo sezon që po vjen:

  1. Golf

Në rast se sezoni është pak i ftohtë, një golf është zgjidhja e parë që ju duhet. Mund të shmangni një shall të rënduar duke mbajtur qafën tuaj ngrohtë nga çdo presion i kohës përgjatë udhëtimit.

  1. Streçe të zeza

Ok, përgjithësisht jemi kundër të veshurit të streçeve në publik por kur fjala bie tek të qëndruarit rehat përgjatë një udhëtimi të gjatë ju duhen pikërisht këto streçe të zeza me trashësi pak më shumë se normalja për të qenë rehat dhe për tu dukur mirë.

  1. Një hoodi-e

Jo hoodie që përdorni për mëngjesin e të Dielës por një hood-ie pak më e modës që mund ta vishni edhe në përditshmëri dhe sërish pak më të gjatë se një hood-ie normale për të mbuluar një pjesë të streçeve të zeza.

  1. Pantallona të gjëra

Nëse gjithmonë ndiheni disi ‘ekstra’ dhe udhëtimi nuk është shumë i gjatë; pantallonat e gjëra janë zgjidhje për tu dukur se je menduar mjaftueshëm për këtë veshje por do të ndihesh rehat në të njëjtën kohë

  1. Bluze e bardhë mëndafsh

Mënyra më e freskët me të cilën mund të dukesh dhe plot stil është të veshësh bluze të bardhë mëndafsh për ditën e udhëtimit. Me këtë material ju nuk do të djersiteni dhe do të mund të ndiheni shumë mirë.

  1. Kominoshe

Një palë kominoshe njëngjyrëshe të lirshme janë një zgjedhje shumë e mirë për ditën tuaj pasi do ju ofrojnë freskinë që ju dëshironi dhe nuk do tju duhet të mendoheni për çdo copë që do të vishni.