Suksesi i linjës së të brendshmeve ‘sloggi’ është tashmë i padiskutueshëm. Kjo markë e njohur në mbarë botën ka qenë në treg që prej viteve 70-të dhe ka bashkëpunuar së fundmi me Dazed Studio për të krijuar fushatën më të re ‘S by sloggi’ – i dizenjuar për të t’i paraqitur publikut koleksionin Pranverë-Verë 2018 në një ambjent më të rehatshëm dhe më pak cliché.

« Me këtë fushatë të re ne duam t’i vendosim të brendshmeve një theks ndryshe » – është shprehur kreu i marketingut Nick Tacchi. « Duam të tregojmë se të brendshmet mund të jenë njëkohësisht të sofistikuara dhe të rehatshme për femrat e ditëve të sotme. »

Disa modele mjaft karizmatike janë përzgjedhur për të përfaqësuar ‘femrën moderne’ : Marine Dandoy, Georgia Palmer dhe Athena Wilson. I gjithë koleksioni tregon se nuk ka qenë kurrë më e lehtë për femrat të shkëlqejnë e të ndihen rehat njëkohësisht, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.