Kobe Bryant, tashmë i tërhequr nga basketbolli, po bën mjaft mirë në aspekte të tjera të jetës. Në muajit e fundit legjenda e NBA ka punuar me Nike për të krijuar disa uniforma, ka lançuar një film me metrazh të shkurtër e shumë të tjera.
Kohët e fundit, Bryant, po përpiqet që të integrohet në botën e televizionit. Ai tashmë do të ketë emisionin e tij sportiv tek kanali i mirënjohur amerika ESPN.
Emsioni do të quhet “Detail” dhe është një bashkpunim midis ESPN dhe Bryant Granity Studios. Bryant do të jetë producenti si dhe prezantuesi, dhe seritë do të jenë normalisht rreth basketbollit. Në të kaluarën Bryant ka punuar për një kohë të shkurtër me ESPN për NBA Countdown Canvas City.

“Studimi i lojës është si të kalosh nga e mira tek më e mira, është si të bësh masterin e basketbollit. Kam mësuar si të studjoj lojën nga më të mirët: Phil Jackson dhe Tex Winter. Detaj të jep mundësi për të mësuar brezin e ri nëpërmjet plantformës gjigande ESPN.”

Debutimi i Kobe me “Detail” pritet të bëhet në muajin mars.