Asparagu! Askush nuk mund të ankohet për të. Mund të përdoret për filluar ditën bashkuar me vezë ose  si pjesë e sallatës të drekës tuaj.

Kjo sallatë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe tepër e shëndetshme dhe e shijshme! Mund ta shijoni si një drekë të veçantë për ta marrë me vete në punën tuaj shoqëruar me bukë të thekur.

Le të fillojmë përgatitjen!

  1. Lani dhe prisni asparagun
  2. Shpërndani asparagun në një tepsi për biskota. Shtoni vajin e ullirit,pak kripë dhe piper të freskët të zi. Ndajini asparagët nga njëri tjetri dhe vendosini në furrë për 7-8 minute.
  3. Tashmë keni disa asparagë të pjekur e shumë të shijshëm!
  4. Paralelisht përgatisni pjesën tjetër të pjatës: rozemarine e oregano sipas dëshirës.
  5. Kombinoni këto të fundit me uthull dhe përzjeini.
  6. Prisni qepët e kuqe dhe domatet e vogla (pomodorini, domate qershi)
  7. Hiqni nga tepsia asparagët e ftohur dhe pritini në copë të vogla
  8. Vendosni në një tas të gjitha perimet e prera
  9. Shtoni uthullën
  10. Shtoni djathin Feta dhe filloni përzieni përbërjen.
  11. Lëreni 30 minuta përpara se ta servirni