Gjatë ditës, punëtorët e fabrikës punojnë për të formuar cilindrat prej tunxhi e për të ngjitur në to butonat metalikë. Gjatë natës, ata nxjerrin në rrugë krijimet e tyre dhe fillojnë të luajnë. Muzika përhapet në fushat e misrit përreth, pazaret në rrugë dhe sheshet publike. Kjo është muzika e Sidangkou, një fshat në veri të Kinës me rreth 4 000 banorë, ku një tingull dëgjohet mbi të tjerët: saksofoni.

E shikon kudo kwtw instrument. Fermerët marrin instrumentin e tyre në fusha dhe luajnë muzikë patriotike gjatë perëndimit të diellit. Fëmijët luajnë saksofon gjatë shkollës. Në të vërtetë, saksofoni kurrë nuk ka patur një ndjekje të madhe në Kinë : pas revolucionit të 1949, duke e lidhur fort me rrymën jazz,  zyrtarët e shpallën këtë instrument si “diçka që prodhon muzikën dekadente tëkapitalizmit”.

Por në këtë fshat, saksofoni është mbret. I vetëshpallur si “kryeqyteti i saksofonit”, Sidangkou prodhon rreth 10,000 instrumentw tw tillw për muaj në më shumë se 70 fabrikat e tij.  90% e kwtyre saksofonwve transportohen në SHBA. Edhe pse zona përreth njihet për prodhimin e instrumentave muzikorë, asgjë nuk duket se ka kapur imagjinatën e njerëzve si saksofoni në Sidangkou.

Në fillimet e tyre gjatë viteve ‘90, punëtorët në fabrikat e prodhimit i merrnin në dorë keto instrumente dhe imitonin muzikantët e famshëm që shikonin në televizor. Në mesin e viteve 2000, “ethet” e saksofonit tashmë kishin shpërthyer. “Është karriera ime, jeta ime” – shprehet njëri prej punëtorëve. “Zgjohem në mëngjes duke parë nje saksofon dhe shtrihem të fle duke parë një saksofon”.

Për të tjerë, instrumenti është një burim relaksi, sidomos tek takojnë miqtë e tyre për të luajtur së bashku. “Është kaq i bukur sa nuk di si ta shpjegoj” – shprehet dikush. “Nuk ka rëndësi sa i nervrikosur mund të jem, saksofoni më qetësongjithmonë”.

Repertori i këngëve përfshin kryesisht muzikën tradicionale kineze dhe jazz-i përgjithësisht evitohet. Ditët e sotme, tre shkolla në Sidangkou kanë grupe muzikore saksofoni e megjithatë një pjesë e mirë e banorëve të këtij fshati ka mësuar të luajë saksofon pa ndihmën e mësuesve.