uzikanti Coco Schumann jetone në Berlin përgjatë luftës. Duke pranuar një ftesë nga qeveria Australiane për emigrim, Coco mendoi se edhe njëherë jazz-i do të ishte shpëtimi i tij siç kishte qenë në të shkuarën.

 

Pasi jetoi 4 vite në Australinë e qetë, ai vendosi të kthehej në Berlin. Berlini që ai kishte lënë pas kishte ndryshuar shumë në pak muaj, cepat e qytetit kishin ndryshuar dhe ishte e vështirë të bëheshe sërish pjesë e jetës të muzikës. Coco filloi të luante muzikë për shumë orë rresht derisa u rikthye në botën e Berlinit.

Pas një periudhe artistike, filloi proçesi i bombardimit të shumë prej ndërtesave.  Konflikti po sillte frikë, por jo për muzikantin.  Ai në një nga shfaqjet që po jepte pasi pa një officer të SS duke duartrokitur u ngrit duke thënë: ‘Në fakt ti duhet të më arrestosh, unë jam hebre dhe po luaj muzikë’

‘Unë jam një muzikant që qëndroi në një kamp përqëndrimi, jo dikush që në luajti muzikë në kamp’

Fati e ndoqi deri në moshën 19 e më pas u arrestua dhe u dërgua në një nga kampet naziste të çekisë e më pas në Auschwits. Me fat, muzikanti mbijetoi deri në fund të mbylljes të kampit, duke ruajtur kujtimet e errëta dhe gjithmonë duke luajtur muzikë.

‘Unë bëj shumë gabime kur jam duke luajtur muzikë dhe bëj sepse të bësh muzikë do të thotë – të gabosh e të jesh gjallë’