Limoncello është fjala italiane për tju referuar pijes me shije limoni më të famshme e prodhurar në Sorrento, qytezën e gjirit Amalfi në Itali. Jo vetëm në këtë qytezë dhe në ishujt e Capri-t por e famshme në të gjithë Italinë.

Limoncello, një emër kaq i lezetçëm që duket se mund të të freskojë vetëm duke e dëgjuar bëhet me lëng limoni të pa trajtuar, ujë, alkol dhe sheqer.  Zakonisht sygjerohet të konsumohet pas vakteve të caktuara por le të themi se është një pije perfekte për çdo rast.  Edhe përse në përmbajtje duket e lehtë; ajo do një periudhë 3 mujore për të qenë gati për shijim si aperitiv apo nutrifikues.

Nëse mendoni se ku e keni dëgjuar për herë të fundit, mund tju kujtojmë librin e Dan Broën; ‘Ferri’ ku karakteri kryesor e konsumon shumë shpesh këtë pije në udhëtimin e tij për Venecia. Origjina e këtij produkti është deri diku misterioze (si çdo produkt me kaq famë). Banorët e Sorrento, Capri dhe Amalfi thonë se është trashëguar tek këto tre popullata brez pas brezi. Në Capri, legjendat thonë se origjina lidhet me biznesman-in Massimo Canale i cili regjistroi pijen për ta transportuar jashtë për herë të parë nën emrin ‘Limoncello’.  Pija lidhet me një shtëpizë të vogël në ishullin Azzurra, aty ku zonja Maria Antonia Farace kujdesej për një kopësht të madh me limonë dhe portokaj, derisa filloi t’i përgatiste si pije për nipërit e saj përpara se ata të niseshin për në luftë.

Por sigurisht këto janë vetëm disa nga shumë legjenda që qëndrojnë pas kësaj pije-je. Ajo që dihet për fakt është se Limoncello udhëto drejt Milano-s me emrin Limoncino e kështu arriti edhe në Romë e Napoli ku bar-et e vogla filluan të shpërndanin shishet e qelqit të mbushura me lëngun ngjyrë ari. E veçanta e cilësisë së tij, fshihet në produktin e parë i cili është limon vendas i prodhuar më së shumti në jug të Italisë në zonën e Capmania-s. Një pije me përmbajtje të lartë limoni, por me një shije çuditërisht të ëmbël.

Italianët thonë: ‘Shërbehet gjithmonë e ftohtë dhe e freskët, dhe do të jetë pija më freskuese që do të kërkoni në çdo sezon të ngrohtë’.