Të bësh lista gjithmonë ndihmon për të mos harruar produktet më të rëndësishme që duhet të marësh me vete kur udhëton. Nëse jeni gati për udhëtimin tuaj dimëror, ja një listë që mund tju ndihmojë të merni me vete sendet më të nevojshme.

  1. Lip Balm

Ndryshimet e klimës nga një vend në tjetrin në muajt e dimrit janë shumë të theksuara. Lëkura e trupit është ajo që e ndjen e para duke filluar nga buzët. Një lip balm i mirë mund tju ndihmojë të kaloni më butë dhe pa u ndjerë ‘të acaruar’ prej dimrit.

  1. Aksesorët dimërorë

Përvecse do tju mbajnë më ngrohtë, edhe do tju bëjnë ta ndjeni atmosferën e dimrit shumë më mirë. Mos harroni shallin, kapucin dhe dorezat tuaja.

  1. Libër

Pranë zjarrit të ngrohtë një libër i mirë është miku i duhur që mund tju bëjë të kaloni kohën sic dëshironi duke shtuar dijet tuaja. Romancë apo mister, kjo ngelet në zgjedhjen tuaj.

  1. Mjetet e ndihmës të parë

Sigurisht që ne ju urojmë më të mirën, por sidomos nëse vendosni të shkoni për sporte dimërore ndihma e parë duhet të jetë gjithmonë në cantën tuaj.

  1. Ditar

Mund të duket ‘old school’ por është koha e duhur e vitit për tju kthyer mbajtjes së një Ditari për vendet që ju pëlqejnë apo kujtimet e ngrohta që do të dhurojnë këto pushime. Do të ishte bukur ta rilexonit atë në pushimet e ardhshme!