Mirëseerdhët në LOYALTHY

(Loyal to the Healthy lifestyle).

Të stresohesh për një SUMMER BODY, nuk të ndihmon të arrish një SUMMER BODY.

Count-down I verës 2018 sapo ka filluar, për të mos thënë se disa kanë filluar banjot e diellit në plazhe pasi temperaturat kanë filluar të godasin fuqishëm.

Sot është 15 Prill dhe temperatura shënon 27 Gradë, po po “pranvera” është thjesht një koncept se në të vërtetë në Shqipëri vera fillon menjëherë pas dimrit. Ndërkohë që stina e “Pranverës” zgjat vetëm 1 javë ose 2.

Dhe si përkthehet kjo tek gocat (por dhe djemtë) ?

“Obobo… Nuk kam gati my summer body!”

Të jem e sinqertë dhe unë e mendoj kështu dhe kjo dallohet pasi tani u bënë 4 javë që frekuentoj palestrën 5 herë në javë dhe jo më 3-4 herë. POR dua të theksoj që ndryshe nga viti I kaluar, këtë fazë po e kaloj me pozitivitet.

Po, shkoj me dëshirë e motivim në palestër, ndërkohë që vitet e kaluara në këtë periudhë mund të kem qënë pak në stres, e pranoj.

Dhe në fakt , STRESI JU PERKEQSON situatën nëse doni të bini në peshë!

Sepse:

  1. Stresi ju shton urinë.

Ngrënia nga ky lloj stresi është një lloj ushqimi emocional, i cili kontribuon në kaloritë e tepërta dhe kur kjo bëhet e shpeshtë shkakton shtim në peshë. Përveç kësaj, këta lloj njerëzish ndjejnë kryesisht nevojën e një ushqimi me yndyrë dhe sheqer të lartë.

  1. Stresi shkakton trupin që të prodhojë më shumë Hormon Cortisol

Kortisoli është një hormon stresi që nxit yndyrën e trupit dhe e bën të vështirë humbjen e peshës, sidomos rreth stomakut. (Po po, stresi na largon nga abdomialet që i duam aq shumë t’i kemi në plazh..)

  1. Kur një person është në stres, fle më pak.

Më pak gjumë? Lodhja kronike shkakton rritjen e hormonit ghrelin. Ghrelin është hormoni kryesor i urisë dhe rritja e tij bën që njeriu të “ndihet” i uritur edhe kur nuk ka nevojë për të ngrënë. Por jo të gjithë e kalojnë stresin me uri. Ka nga ata njerëz që kur janë në stres, humbasin oreksin dhe si rezultat humbasin peshë. Si ndikon kjo?  Kjo humbje në peshë sigurisht që konsiderohet si JO E MIRË. Për ata njerëz që humbasin “peshë nga oreksi i tyre” është shumë e dëmshme për shëndetin dhe mund të shkaktojnë dehidrim, dobësi dhe shtyp sistemin imunitar. Përgjithësisht : Shëndeti ndikohet negativisht.  Dhe sigurisht nuk do të jeni të fuqishëm mjaftueshëm për të kryer çfarëdolloj aktiviteti fizik = Nuk do të mundeni dot të ushtroheni në palestër për ato muskuj barku dhe vithe që do i donit aq shumë këtë verë.  Si përfundim: MUNDOHUNI TË MOS STRESOHENI Dhe tani mbërijmë në piken ku unë nuk do të mundem dot t’ju jap një zgjidhje konkrete dhe kjo pasi jo të gjithë njerzit I përjetojnë njësoj gjërat e sidomos; kur bëhet fjalë për stresin,shkaktarin e shumë sëmundjeve përgjatë viteve. E sigurisht nuk jam psikologe, por do të ndaj me ju diçka personale që mbase mund t’ju ndihmojë.Të pranosh veten nuk do të thotë të mos bësh asgjë për të përmirësuar pamjen tuaj fizike. Përkundrazi, do të thotë të biesh rehat në trupin ku jeton duke kërkuar më shumë çdo ditë. Pse? Sepse atëherë ti je e/i vetëdijshëm që ti po punon për ta përmirësuar atë çdo ditë (nëpermjet ushqimit shëndetshëm apo palestrës), dhe kjo gjë patjetër që do japi një rezultat ndryshe nga ç’je para, në fund të fundit. E shikon? Duke bërë këtë ti ngadal ngadal fillon të biesh rehat me ndjesinë e përkujdesjet ndaj trupit tend. Fillon të thuash “DUA të iki në palestër” dhe jo më “DUHET të iki në palestër” , “NUK DUA ta ha këtë çokollatën” dhe jo më “S’DUHET, po hajde ta ha një cope”. Kur ky moment vjen do të ndiheni vërtet të pranuar nga vetja. Dhe nuk ka lumturi më të madhe se kjo, dhe lerë pastaj kur sheh rezultatet në pasqyrë..    “ Trupi juaj është I vetmi vend ku ju do të jetoni përjetësisht,kujdesuni për të! ”

 

LOYALTHY by Adela Osmani