Mirëseerdhët në LOYALTHY

(Loyal to the Healthy lifestyle).

 

8 ushqimet që NUK duhet të konsumoni pas

STËRVITJES

 

 

Të gjithë kemi dëgjuar e lexuar se çfarë duhet të konsumojmë kryesisht pas palestrës, por shumë rrallë flitet për ushqimet që NUK duhet të konsumoni pas saj.

Më posht po ju rreshtoj 8 më kryesoret.

 

  1. Pijet freskuese /me gaz

 Pijet freskuese përmbajnë një sasi të lartë të shqernave të shtuara të cilat trupi tenton t’I djegë gjatë stërvitjes. Atëherë pse duhet të ushqeni trupin tuaj me diçka që sapo u lodhët për t’a djegur.

Pijet me gaz përveç atyre që përmenda më lartë nuk lejojnë trupin të hidratohet , e cila është gjeja më e rendësishme që trupi kërkon.

Këshillë : Gjithmonë lexoni tabelën e kalorive dhe sasinë e sheqerit në çdo kanaç që do tentoni të blini. Këtë kam filluar ta bëj vite më parë dhe më besoni ato shifra më kanë larguar shumë nga sektori I pijeve në supermarket.

 

  1. Ushqimet Pikante

 Të gjitha, si dhe çdo gjë me përbërje salcat pikante, pasi këto janë më të vështirat për t’u tretur.

Gjatë stërvitjjes trupi juaj është lodhur dhe më pas ka nevojë të rikuperohet, e jo “t’I hapni ju më shumë punë” duke e bërë të sforcohet në tretje. Pas stërvitjes trupi ka nevojë për uqshime më të lehta në tretje si proteina, pak sheqet për ta vënë trupin në balancë dhe sidomos karbohidratet që të rimbush nivelet e saj në trup.

 

  1. Çokollatat

 Po sigurisht, nuk u habitët për këtë.

Stërvitja do të ketë përshpejtuar metabolizmin tuaj; përdorni këtë në avantazhin tuaj duke e mbajtur dietën tuaj super të pastër me ushqime të plota.

Përfundimi: Sigurisht që nuk duhet të hani ëmbëlsira pas palestre dhe të risni nivelet e sheqerit në mënyrë të menjëhershme në trup.

 

  1. Ushqimet me yndyrë

Anashkaloni vajin, farat, arrat dhe çdo lloj burimi tjetër yndyre në trup pas stërvitjes.

Yndyra ngadalëson procesin e tretjes në zorrë dhe kjo do të vonojë shpërndarjen e ushqyesve shumë të nevojshëm në muskuj.

 

  1. Perimet e pagatuara

E di që kjo do ju konfuzojë pak pasi perimet janë parësoret kur bëhet fjalë për të ushqyerit shëndetshëm. POR perimet nuk janë të mjaftueshme për trupin pas stërvitjes. Persëris: Trupi ka nevojë për rikuperim, për kalori, karbohidrate cilësore dhe proteina. Nëse konsumoni një sallatë të thjeshtë vetëm me perime të pagatuara, kjo do ju marrin shumë volum në stomak dhe si rezultat do ndiheni shum shpejt të ngopur, por jo duke marrë nutrientët e duhur.

 

  1. Ushqimet që përmbajnë shumë Firbër

Ato mund të shkaktojnë shtrëngime” në stomak si dhe fryrje. Në vend të kësaj, gjeni se çfarë funksionon me trupin tuaj, i cili mund të jetë i ndryshëm në ditë të ndryshme. Sepse jo të gjithë ushqimet funksionojnë njësoj për të gjithë.

 

  1. Vezë të skuqura

Vezët janë një ushqim i paparë post-palestrës/stërvitjes përshkak të sasisë së proteinës që përmbajnë, POR për sa kohë që i konsumoni të zjera mirë ose të pagatuara (këtë të fundit s’besoj e bën njeri).

Yndyra duhet të jet sa më larg jush pas një sessioni intensiv djerse dhe lodhjeje.

 

 

  1. “Asgjë tjetër” veç ujit.

Kjo mund mos t’ju tingëllojë si diçka e re por ja vlen të përsëritet. Ju dëmtoni shumë trupin tuaj duke mos u ushqyer pas palestre dhe duke pirë vetëm ujë. Si pasojë, trupi do të “hajë”muskulin që sapo formuat. Çdo të thotë kjo në fjalë të tjera?

E gjithë stërvitja dëm.

 “ Dhimbja e muskujve pas palestrës është një dhimbje e lumtur”

 

 

 

 

 

LOYALTHY by Adela Osmani