Malia Obama duket se ka qenë e zënë gjithë vitin me studimet e saj në Harvar, por së fundmi ajo ka marrë pushimet e saj. 19 vjeçarja është parë në rrugët e NYC me disa gërsheta të gjatë verorë të kapur në gjysëm-bisht.

Kjo nuk është hera e parë që Malia është parë me gërsheta përveçse në evente serioze. Veshur shumë thjeshtë ajo duket se po drejtohej ose kthehej nga palestra e saj.