Sigurisht që në jetën e përditshme ne shpesh hasim shumë stres që na bën të ndihemi tmerrësisht keq. Në mënyrë që ta gjejmë se çfarë mund të na i largojë këtë stres është të gjejmë disa mënyra të lehta dhe efektive për tu ndjerë më mirë çdo ditë.

  1. Lironi kohë

Filloni duke u zgjuar pak më herët në mënyrë që të keni më shumë kohë për tja dedikuar vetes tuaj, mund të bëni disa punët që ju stresojnë pa u nxituar duke harruar gjëra të rëndësishme në shtëpi. Vetëm 30 minuta më herët mund tju përmirësojnë ditën.

  1. Sistemoni mirë çdo gjë në shtëpi

Të vendosni rregull në shtëpi do tju ndihmojë të keni edhe një mendje më të qartë. Zhvilloni zakonin e të kthyerit të gjërave sërish në vend dhe kështu do të ndiheni shumë më të rregullt në mënyrën si jetoni.

  1. Largoni njerëzit toksikë nga jeta juaj

Ka njerëz rreth teje që vetëm ankohen e ju bëjnë të ndiheni keq ose janë shumë negativë në fjalët që thonë. Ju duhet të filloni të shpenzoni më pak kohë me ta, përderisa shoqërimi me to ju sjell vetëm shqetësim dhe stres.

  1. Planifikoni ditën tuaj në mëngjes

Një axhendë nuk është kurrë jashtë loje. Në fakt është më mirë të planifikoni ditën tuaj që një natë më përpara. Është mirë të dini se si do të shkojë dita juaj paraprakisht, nëse këtë nuk e bëni në darkë bëjeni në mëngjes.

  1. Vendosni prioritet në 3 objektivat kryesore të ditës

Nga të gjitha gjërat që ju duhet të bëni çdo ditë vendosni tre kryesoret dhe përpiquni ti arrini ato dhe më pas filloni të punoni një nga një për secilën prej tyre.