Një dollap i sistemuar mirë mund tju kursejë shumë kohë: Jo vetëm që mëngjesi do të shkojë më mirë por edhe do të mund të shihni të gjitha opsionet e tua të renditura si duhet. Ja disa ide që mund të përdorni për të sistemuar pak më mirë dollapin tuaj.

  1. Përdor varëse rrobash speciale

Ky model varëseje rrobash është ndryshe nga ata që kemi parë zakonish por shumë më i lehtë për tu përdorur. Në to mund të varni pantallonat tuaja pa u rrudhosur.

  1. Shtoni një kat në varësen tuaj

Dyfishoni hapësirën tuaj duke shtuar edhe një kat në varësen e rrobave. Vendosni një sistem që mban maksimum e dy kateve.

  1. Përdorni çdo hapësirë boshe që ka dollapi

Në vend që të gjeni cepa nëpër dollap për shajet tuaj mund të përdorni edhe anët e dollapit si një hapësirë perfekte për të mbajtur gjërat tuaja pa ‘i ngecur’ nëpër cepa.

  1. Mbani pjesën mbi dollap në rregull

Nëse keni ndarëse për katin e fundit të dollapit mbajini ato në rregull dhe do të ndiheni shumë më të sistemuar duke përdorur hapësirën në mënyrë efektive.

  1. Vendosni varëse për çantat tuaja

Gjithmonë ndodhet një ‘mal’ me çanta të cilave nuk ju gjendet asnjëherë vendi. Një mënyrë se si mund të sistemoni çantat është duke vendosur varëse të vogla për to në mënyrë që të qëndrojnë më të rregullta.

  1. Përdorni sistemues zyre për aksesorët tuaj

Një mbajtëse mjetesh zyre mund të jetë perfekt për të mbajtur rripat dhe kuleta tuaja në rregull. Një mënyrë ideale për të magazinuar dhe ruajtur në formë të mirë çdo aksesor që keni.