Met Gala është një nga eventet më të veçantë, për vet faktin që çdo vit ka një tematikë të caktuar, rreth të cilës organizohet çdo detaj. Normalisht që dhe veshjet e të ftuarëve duhet ti përmbahen tematikçs, por normalisht jo gjithmonë ndodh kështu.

Miley Cyrus. Personalisht e vetmja gjë që më kujton pamja e Mileyt është Ursula, shtriga e Ariel.

Gisele Bundchen. Sado ka përzgjedhur një fustan me ngjyrë gold, më tepër te jep iden se atë natë mund të përzgjidhet si mbretëresha e mbrëmjes së maturës.

Kendall Jenner . Jam tepër kurioze për insiprimin e veshjes së Kendall, sepse po përpiqem shumë por asgjë…

Kate Moss. Mjafton ti heqësh puplat dhe Kate është gati të dali për një të shtunë mbrëma në club.

Nicki Minaj. Sado është përpjekur të përfshijë detaje katolike, prap shumë gjëra nuk shkojnë në të, shkëlqimi i  fustanit dhe sandalet me pellushë janë nje JOOO.

Anja Rubik. Hmm vazhdoj të përpiqem të gjej një lidhje mes këtyre fustaneve dhe katolicizmit por smundem.

Gabrielle Union. Dekolte dhe e çara deri në fund të kofshës nuk janë gjithmonë shpëtimi më i mirë Gabrielleee!!!

Greta Gerwig. Sado brënda tematikës, kjo veshje më shumë të frikëson sesa të bën të duash ta shijosh. Upss.