Filloi jeta si një student! Ëndrra, vizione dhe plane për çdo lëvizje që do të bësh dhe për të ardhmen e gjerë që të pret. Një moshë delikate ku gjithëkujt i shkon në mendje të jetë i aftë dhe i zoti të fillojë të përballojë dhe të marë përgjegjësitë e veta në dorë.

Duam të jemi të pavarur, ndoshta duam edhe të mos jemi një ‘pengesë’ ekonomike për prindërit tanë.

                         Pikërisht këto mendime ishin ato që më pushtuan edhe mua.

Në fillim të universitetit, gjëja që doja më shumë ishte t’i përkushtohesha shkollës me të gjithë pasionin ndaj degës, dhe të jetoja përgjatë gjithë streseve dhe lumturive të jetës studentore. Nga ana tjetër, dëshiroja edhe të kisha një punë. Një punë e cila nuk do të ishte e përditshme por me kohë të pjesshme. Të kisha përgjegjësi, pavarësi dhe të përballoja shpenzimet shkollore dhe personale me forcat e mia. Njeriu i vetes time. Të kisha vetveten ku të mbështetesha në çdo rast.

Më erdhi një mundësi: të konkuroja për një vend pune, në fushën e Marketingut. Punë e cila më kërkonte energjinë e plotë për çdo event të organizuar në Tiranë dhe në qytete të tjera. Rrjedhimisht, kuptohet që do të punoja në orët e natë dhe të mëngjesit. Studim tregu dhe studim i njerëzve pikërisht në këto evente të mëdha, ku gjithmonë do të hasje grupe të mëdha njerëzish. Kapaciteti i madh i njerëzve, sjell më shumë punë, mmë shumë orë dhe për mua edhe ndonjëherë lodhje.

Si ja dilja në këto raste?

Më është dashur shpesh herë gjatë gjithë këtij viti, të jem e detyruar të jem deri në orë të vona në punë dhe të nesërmen të shkoj në mësim. Drejt misionit tim për të ardhmen.

Kjo gjë ishtë padyshim shumë e vështirë dhe shumë herë më mërziste jashtë mase. Stres që e përjetoja përbrënda dhe ndoshta ndonjëherë më pushtonte edhe ankthi pa vetëdije.

Ajo çka mendoja ishte kjo: Të dyja gjërat po i bëja sepse ashtu dëshiroja. Atë doja vërtet. Nuk e mendoja dot dy herë se nëse do të kthehesha në mëngjes në shtëpi, të mos shkoja në Universitet, shkoja edhe nëse isha pa gjumë.

Kjo sigurisht solli mangësi të vetet.

Megjithatë, një vit punë në këtë fushë mund të them që më ka bërë më vigjilente dhe më ka mësuar përgjegjësitë e mia. Të gjitha këto oraret e vona ku ndërkohë kisha detyrimet mësimorë e shoqërinë (që duhet edhe të menjanoja në shumë raste) më dhanë shumë përgjegjësi dhe pjekuri.

Jo çdokush mund të përballojë këtë lloj pune dhe këtë situatë me presion. Ama nëse e vendos në mendjen tënde se do tja dalësh, do arrish të shkëlqesh.

Një këshillë: Nuk është puna gjëja më e mirë për tu bërë nëse je një student. Aq më tepër një student i përkushtuar ndaj degës që ndjek.

T.