Fashion Week për meshkuj vjesht-dimër 2018, i ciki u zhvillua në Milano, na tregoj se cilat do jenë trendet pë këtë sezon. Duhet theksuar që i jemi larguar paksa minimalizmit neutral, duke ju afruar me tepër ngjyrave të forta, paternave dhe tekstrurave të ndryshme.
Inspirimi vjen më tepër nga vitet 70, motove të ndryshme, pallto pellushi, viza vertikale e horizontale apo edhe paterna me katrorë. Gjithashtu janë rikthyer trikot dhe puloverat e leshit, me pasa dhe proporcione XXL.
Ajo çka ra më tepër në sy ishte përdorimi i dy paternave ose dy toneve të ngjashme, në një outfit të vetëm. Brand-et më të përdorura ishin: Diesel, Marni, Versace, Missoni, Gosha, Palm Angels, Prada.
Për më tepër mund të shikoni galerinë me një pjesë te madhe të veshjeve.