•Ingredientët:

1 kuti të vogël me granola
7 lugë gjelle gjalp i shkrirë
1/2 e kupës sheqer
100 gr. cream cheese
1/2 e kupës qumësht i kondensuar
100 gr. krem i rrahur
1/2 lugë caj ekstrakt menteje
1 lugë caj ngjyrues ushqimor jeshil
1/2 e kupës copa çokollate
3/4 e kupës çokollatë e nxehtë

•Përgatitja:

1.Marrim 12 kupa muffin.
2.Vendosim granolat në një blender, derisa të copëzohen. Më pas i përzijmë me gjalpin dhe sheqerin. Vendosim nga një lugë gjelle në fundin e çdo kupe.
3.Në një tas të madh shtojmë djathin dhe e perzijmë, më pas i shtojmë qumështim e kondensuar, kremin e rrahur, ekstraktin e mentes si dhe ngjyruesin jeshil. I përziejmë derisa përbërja të bëhet homogjene dhe më pas i shtojmë copat e çokollatës.
4.Shtojmë përbërjen tek kupat, më pas shtojmë pjesën e mbetur të granolës. I vendosim kupat në ngrirje për gjithë natën. Përpara se ti shërbeni shtoni disa copa çokollate.

Ju bëftë mirë!