Besojmë se që nga leximi i titullit të këtij shkrimi ju erdhi në mendje fjala – JO! Nuk mund ta dallosh një njeri bazuar në mënyrën si të jep dorën, epo kështu mendojmë edhe ne. Ama mos u zhgënjeni, duam tju tregojmë se mund të njihni dikë deri diku edhe nga ky indikator i thjeshtë.

Zakonisht ajo që tregon më së shumti nga një shhtrëngim dore është nëse një person do të jetë ‘shefi’ apo miku yt dhe nëse ai do të tregojë forcë tek ty. Personat që kanë një rol drejtues, kanë tendencën të shtrëngojnë dorën pak më shumë në një dhënie të dorës, në takimin e parë apo intervistë dhe për të treguar se kush është në rol drejtues.

Nëse takoni dikë pas shumë kohësh dhe ju shtrëngon dorën duke e lëvizur lart e poshtë, do të thotë se ju i mungoni dhe se ndihet mirë në praninë tuaj. Nëse kjo lëvizje ndodh në një takim zyrtar, kjo do të krijojë një atmosferë më miqësore.

Rasti tjetër është kur dikush ju shtrëngon dorën duke e afruar për nga vetja e tij, ky rast do të tregojë se personi tjetër do të kontrollojë gjuhën e trupit tuaj dhe nëse përgjatë shtrëngimit të dorës dikush ngre dorën pak më lart tregon se ai ka një karakter kontrollues dhe dominant.

Mendoni se tani do e dalloni një person më shumë? Edhe ne kështu mendojmë!