Jo thjesht një muze. Muzeu i Artit Modern në New York apo siç njihet nëpërmjet akronimeve të tij – MoMa është një nga hapsirat më kreative dhe më inspiruese për këdo që e viziton, një hapësirë e cila që prej 1929 u synua të ndihmonte New York-un të kishte ‘muzeun më madhështor të artit në botë’.

Tashmë MoMa ka një përmbajtje prej 200,000 veprash moderne dhe kontemporane dhe vetëm 70,000 prej këtyre mund të shihen edhe online.  Muzeu është një ndërtesë madhështore e vendosur në zemër të Manhatan dhe vizitorët thonë se duhen më shumë se 3 orë për të parë shumicën e veprave. Ndër artistët më të kërkuar janë Pablo Picasso, Van Gogh, Andy Warhol e shumë e shumë të tjerë.

Jo thjesht një muze, po një hapësirë ku herë pas here ndodhin aktivitete nga më kreativet në botën e artit: psh kemi rastin ku artistja Marina Abramovic performoi ‘The Artist is Present’ duke u takuar me qindra fansat e saj apo së fundmi kërcimin e frymëzuar nga Justin Timberlake e Marion Cotillard.

Pas këtyre fjalëve ju po konsideroni që ta vizitoni këtë muze? Sigurisht që është e mundur!  Ju mund të vizitoni çdo ditë muzeun deri në orën 8 të darkës, por shmangni ditët e pushimeve për të mos patur shumë fluks njerëzish. Në ditën e Premte në orën 4 me 8 ky muze fantastik ofron edhe hyrje të lirë për vizitorët.