Përse të zgjedhësh një shok klase kur mund të marrësh Michael Jordan?

Për shumë adoleshente kjo është një ëndërr e largët – të marrësh një personazh të famshëm me vete në mbrëmjen e maturës me ty – disa herë kanë tentuar si psh studenti i cili krijoi një skenë La La Land për të ftuar Emma Stone në mbrëmjen e maturës. Një gjimnaziste e quajtur Audeva ka krijuar një mënyrë më të lehtë si të shkonte në mbrëmjen e maturës me yllin e saj të preferuar.

Ajo ka shpërndarë së fundmi aventurën e saj me Michael Jordan – ose më mirë me një karton të bërë në formën 3D të tij. Ajo kaloi tre orë duke u kujdesur që figura të dukej sa më reale pasi dy nga miqtë e saj të ngushtë nuk mundën t’i bashkoheshin në mbrëmjen e saj.

Atëherë përse të mos e provonte këtë lojë? Duket se të gjithë u argëtuan shumë nga ky krijim i Audeva.