Guccio Gucci – themeluesi i Gucci do të festonte tanimë këtë viti 137 vjetorin e tij, dhe ne mendojmë se do të ishte shumë i lumtur me këtë gjë .Ai e filloi punën e tij si artizan në Firenze duke u dalluar që atëher si një prej më të mirëve e më pas katër djemtë e tij u bashkuan për të ndërtuar mbretërinë që ne njohim sot.

Po kalojmë në disa nga fazat më të rëndësishme Gucci për të rikujtuar momentet historike të brand-it, sigurisht do të lëmë mënjanë momentin kur kaloi rëndomë në tregjet kinezë që shohim dita ditës në shtim.

1964 – Aldo dhe Rodolfo Gucci prezantojnë logon më dy G

Logoja ikonike që ne njohim e Gucci u prezantua në 1953 dhe ka qëndruar si motiv i brand-it që atëher.

1990 – 2004 Evolucioni i Tom Ford

Tom Ford u punësua nga Gucci në vitet 90 si pjesë e firmës. Në atë kohë Tom Ford punonte për Marc Jabobs dhe ishte shumë i njohur. Mendimet e Ford ishin kontroversialë dhe ndryshe – dhe firma dyshoi për punësimin e tij por doli se ishte një ide gjeniale!

AW96 – Fustani ikonik i prerë anash

Një nga momentet më të rëndësishme të veshjeve Gucci ishte fustani i prerë anash i cili shihej si një nga arritjet e Tom Ford dhe u përdor në videon ‘Unbreak My Heart’.

2015 – Alessandro Michele dhe ‘efekti Gucci’

Alessandro Michele surprizoi botën kur morri rolin e tij në Gucci, duke e transformuar brand-in me imagjinatën e tij të shfrenuar. Michele e ringjalli Gucci duke lënë pas pattern-at minimaliste e duke i zëvendësuar me lulet, qëndisje dhe koleksione të pafundme.

The Modern Muse – Gucci dhe arti i Instagram

Së bashku me yjet e medias sociale tashmë Gucci është një brand tepër i suksesshëm duke e kthyer instagramin e tyre në një galeri më vete mode me ndihmën e Helen Downie.