Ditët e fundit moti ka qenë vërtet i çuditshëm, por më e çuditshmja ndodhi kur në një nga vendet më të nxehta të botës ra dëborë.

Ditën e dielë, në Ain Sefra, një shkretëtirë në Algjeri e njohur si porta hyrëse e Saharasë, kanë rënë deri në disa centimetra dëborë. Në fakt, kjo është hera e tretë në 40 vitet e fundit që ky fenomen ndodh në këtë shkretëtirë. Nuk është më e pazakontë që temperaturat të bien ndjeshëm gjatë natës edhe në vende kaq të nxehta, megjithatë fotografët e pranishëm janë shprehur se këtë rradhë dëbora qëndroi për një pjesë të mirë të ditës, mjaftueshëm për të siguruar disa pamje të ndryshme e të veçanta të një zone të tillë.