Një batanije verore mbi barin e freskët, një shportë e mbushur me ushqime të mira – dhe një pamje shplodhëse. Nuk ka gjë më romantike se kaq. Ne kemi përzgjedhur 6 produkte që ju mund të shoqëroni piknikun tuaj romantik.

  1. Spring Rolls

Ky produkt i shijshëm, mund të gjendet edhe i gatshëm në restorantet me kulturë aziatike.

  1. Limonatë me fruta

Një limonatë e freskët me fruta e përgatitur në shtëpi me manaferra do të ishte jo vetëm e këndshme për tu parë por edhe super  e shijshme!

  1. Sallatë me Mango dhe Luleshtrydhe

Përgatisni sallatën tuaj verore me luleshtrydhe dhe mango, duke e veshur me vaj balsamik dhe perime të gjelbëra sipas dëshirës tuaj!

  1. Pasta me Pesto dhe Sallatë Caprese

Më e freskët se çdo pjatë! Një ditë pranvere në natyrë e meriton një pjatë pasta me domatë të freskëta e baziliko. Thjesht shumë të shijshme!

  1. Pite të mbushura me sallatë pule

Shumë të shijshme dhe të lehta! Pula e freskët  e tymosur, rrushi, bajamet dhe molla mund ta bëjnë këtë pite të preferuarën tuaj dhe emri i saj është më i veçanti: ‘ Mendocino ‘.

  1. Browni me limon

Në formë zemre do të ishte mënyra më e bukur për të suprizuar. Brownie-t me limon janë një ëmbëlsirë e lehtë dhe shumë e shijshme!