Palestër? Nuk kam kohë. Të ha mëngjes? Nuk kam kohë! Të marr një projekt të ri? Sigurisht që nuk kam kohë.  Po përse atëherë të bësh scroll në Instagram merr 3-4 orë të kohës tuaj, dhe të qëndroni duke chat-uar zë edhe më shumë të kësaj kohe.

Sepse ‘nuk kam kohë’ është formuluar për të qenë totalisht një gënjeshtër. Ekziston një shprehje, diku në botën e madhe të internetit që thotë ‘Kur Beyonce-s i dalin 24 orë, sigurisht që edhe ty të dalin’.Duke jetuar në një shoqëri modern ne jemi gjithë kohën duke vrapuar në vende të ndryshme, aq sa nuk e kuptojmë se si e kalojmë kohën derisa shohim se ka ardhur mbrëmja.

Ne mendojmë se nuk është problem ‘mos patja e kohës’ por menaxhimi i saj. Ashtu si mbajtja e një buxheti për shpenzimet e bëra mund të bëhet edhe mbajtja në linjë e orëve që shpenzoni gjatë ditës për aktivitete të ndryshme. Do të thotë një ndryshim i vogël në sjelljen tuaj i cili mund tju sjellë shumë benefite.

Një tjetër çelës për menaxhimin e mirë të kohës është krijimi i listës me prioritete të caktuara. Cilido është prioritet në listën tuaj të ‘gjërave’ për të bërë ju duhet ta filloni ditën duke mendur këtë gjë dhe duke vazhduar ditën me vendin e dytë dhe të tretë në listën tuaj. Nëse doni që të mësoni frëngjishten më shumë se të keni një trup të mirë atëherë vendosni orët tuaja në favor të mësimit të frëngjishtes.

Kështu me këtë ide në vazhdimin e kohës tuaj, ju nuk do të vazhdoni t’i thoni vetes ‘nuk kam kohë’ por ‘do të krijoj kohë’.

Ditë sa më productive nga Daily Team