Oscar De La Renta u dëgjua shumë përgjatë MET Gala, duke qenë edhe stilisti i ‘the bad guy’ Nicki Minaj. Gjithmonë me një shije pak ‘ekstra’ në daljet e  tij në tapet të kuq, ama një lloj ekstravagance që të gjithë do të donin të kishin guxim mjaftueshëm për ta veshur.

De La Renta njihet për couture-n e tij dhe koleksionet që të gjithë ndalojnë dhe i admirojnë. Pas lançimit të linjës të tij në 1965, dizanjeri zhvilloi një sukses dhe respekt në industrinë e modës, me dizanje të veshur edhe nga Jacqueline Kennedi dhe Gisele Bundchen.

De la Renta linin ë 1932 në Republikën Domenikiane dhe shpesh kjo prejardhje reflektohet në ngjyrat tropikale që ai përdor në paletat e tij. Në moshën 18 vjeçare ai filloi të studionte art në Madrid dhe u pranua si një intern për Balenciaga, dizanjeri më i famshëm i couture-t në Spanjë për kohën. Duke qenë më vonë dhe asistent i Lanvin rrethuar nga moda Pariziene dhe nga skicat e pafundme ai po fillonte të kishte rëndësi në industrinë e modës.

Diana Vreelanr, kryeredaktorja e Vogue e bëri Oscar të kishte një rol të rëndësishëm në shtëpinë e dizanjit të Elizabeth Arden, duke fituar dhe kontaktet më të rëndësishme të tij.

Shumë vonë në 1977 pasi ishte dhe presidenti i ‘Council of Fashion Designers of America’, ai hapi Oscar, fragrancën e parë të parfumeve shitur në 70 vende rreth botës. Oscar ka dizenjuar gjithashtu edhe për Pierre Balmain derisa lançoi shtëpinë e tij të modës në 2002 duke rizgjuar industrinë e modës në Francë.

‘Dizanjet e mia njihen për ornamentet e tyre, detajet, fabrikatin e përdorur dhe qëndisjet – të cilat do të jenë gjithmonë elementë të rëndësishëm’ thotë De La Renta