Përshëndetje lexues të dashur! Jam rikthyer sërisht me një tjetër look për ju! Kësaj rradhe kam zgjedhur dicka më casual, dhe që mund të vishet nga të gjithë. Gjëja kryesore në këtë look është xhupi oversized, i cili i përket firmës Tommy Hilfiger. Xhupi është në një nuancë blu të errët dhe është lehtë i kombinueshëm me gati cdo gjë. Poshtë xhupit kam veshur një crop top me vija të bardha dhe blu që përvecse kombinohet me xhupin , kombinohet dhe me pantallonat, që janë literalisht ‘vintage’ mom jeans, high waisted.

Për ta bërë look-un më lozonjar kam vendosur të ndryshoj modelin e flokëve duke krijuar dy gjysmë topuza te vegjël.

Gjithashtu këtë rradhë mendova mos e teproja me aksesorët, kështu pervec hoops-ave ngjyrë silver, cantës te vogël të shpinës nga Rosetti, dhe unazave të zeza nga Swatch nuk kam vendosur gjë tjetër.

Për këpucë kam veshur nje palë kambale ngjyrë kafe (që duken shumë messy) për ta thyer gjithë atë blunë qe ka mbeshtjellë këtë set.

Epo qartë,bukur dhe pastër po e mbyll për sot. Deri herën tjetër , ju uroj ditë të mbushura plot stil.

-S