Hamburgerat me salmon nuk janë një e re në treg, ama janë një nga gjërat më të shijshme. Nëse nuk jeni një fans i salmonit duhet tju themi se salca e gjelbës që do të prezantojmë bën ndryshimin në shijen e tij dhe ndoshta duhet ta provoni.

Për këtë burger ju duhen:

 

1 avokado

2/3 filxhan me kos grel

1/3 filxhan majonezë

2 hudhra

1/4 bazil

Qepë të njoma

Lëng limoni

Kripë dhe piper

Fileto salmon

 

Bashkoni kosin me hudhrat, qepën jeshile, kripë, bazil qepët e njoma dhe majonezë. derisa të bëhet një përbërje në formën e trashë të salcës. Vendosni në një bukë sanduiçi avocado shtresë në të dyja anët dhe lart dhe poshtë burgerit  – fileton e skuqur të salmonit në mës dhe salcën lart burgerit përpara bukës. Shtoni piper dhe lëng limoni sipas dëshirës.