ëtë herë Daily Taste ka intervistuar vajzën e parë tatuazhiste në Tiranë: Perlën. Një bisedë që të frymëzon nga pasioni dhe kalimi i paragjykimeve që ndodhin kudo.

Ndiqeni vetëm në www.dailytaste.al për të zbuluar edhe ju rrugëtimin e tatuazheve!

Përse emri i studios është 13?

Jam shumë e apasionuar pas numerologjisë. Dëshiroja të kisha një emër për studion që të ishte numër dhe ‘të godiste’ kur dikush ta dëgjonte për herë të parë pasi nuk më pëlqentë të vendosja thjesht një emër. Edhe përse numri 13 është një numër i paragjykuar të cilin nuk e kuptoj përse duhet të jetë një numër i paragjykuar si ters apo jo i mirë.

Cili ka qenë tattoo-ja i parë që ke bërë?

Tatuazhin e parë e kam realizuar tek një nga shokët e mi më të mirë i cili u ofrua të bënte rolin e kavies. Për habinë time, ai tatuazh edhe sot e kësaj dite ngelet një nga punët më të mira që kam realizuar. Është një tatuazh masiv që zë gjithë pulpën i përfunduar në 7 orë i cili sërish është përfunduar shpejt për përmasat e tij.

Si je ndjerë kur ke përfunduar punën e parë?

Shumë krenare. Është diçka që të bën të ndihesh fillimisht e stepur pasi ke fuqinë të bësh diçka që do të qëndrojë tek ty për gjithë jetën pa patur kthim mbrapa. Cdo pikë bojë që hyn në trup duhet të jetë e mirëmenduar prandaj ndoshta frika më e madhe që kam është gabimi pasi nuk mundesh të gabosh pasi është diçka që njerëzit e bëjnë nga pasioni jo sepse duhet po sepse do.

    ‘Kur fillon punon duhet të lësh gjithçka përtej punës jashtë, dhe të fokusohesh vetëm aty’

Të kanë penguar paragjykimet e njerëzve duke qenë se je vajza e parë tatuazhiste në Tiranë?

Fatkeqësisht jetojmë në një vend në të cilin femra është e nënvlerësuar jo vetëm në këtë fushë por në çdo fushë. Unë i përgëzoj gjithmonë vajzat që kanë fuqinë të bëjnë diçka ndryshe përtej paragjykimeve për të sjellë një ndryshim, dhe unë besoj se jam një nga këto vajza që kanë sjellë ndryshim në mentalitet. Paragjykimet më kanë shtyrë më shumë, dhe nëse kisha dyshime aty i jepja më shumë forcë.

Po nqs është një vajzë që ndoshta jo vetëm në këtë fushë por edhe në fushë të tjera ndihet e paragjykuar për të ndjekur një pasion, cila do të ishte këshilla që i jepje?

Puno më shumë për t’i vërtetuar njerëzve të kundërtën. Nuk ka të bëjë me paragjykimet nëse ti vendos qëllimet kryesore që do të arrish kjo do të justifikojë çdo gjë dhe çdo paragjykim do të kthehet në një sfidë në vetvete. Atë që do, do e arrish madje do të të lumturojë më shumë të kalosh një sfidë.

Nga buron frymëzimi përsa i përket skicave të ndryshme

Frymëzimi im nuk vjen nga një vend por mund të jetë një ndjesi, një pamje, një këngë. Muzika më frymëzon shumë ndonjëherë është edhe ajo ndjesia që dëshiron të shprehesh ashtu si piktorët. Skicat e mia të bëjnë të kuptosh se janë bërë në periudha shumë të ndryshme nga njëra – tjetra.