Kur Jane Shepherdson, hoqi dorë nga jeta e saj plot shkëlqime për një aventurë normale për një vit, ne kuptuam shumë nga jeta si e rritur.

Të marrësh një pushim është një nivell tjetër i jetës si i rritur, thotë Jane. Gjithmonë frika se ‘ççfarë do të bëj’ për një vit të mbyt dhe të bën të mos provosh gjëra të reja. Mendojmë se kjo ndjesi nuk zhduket derisa ti vendos ta mposhtësh atë. Jane udhëtoi shumë përgjatë këtij viti që zgjodhi të pushonte dhe kështu zbuloi më shumë rreth botës dhe rreth vetes së saj.

Fillimisht ajo e la punën e parë në 2006 si drejtuese firme tek Topshop që prej 1998, dhe ja doli të ngrinte një brand të ndërtuar nga adoleshentë në një brand të njohur ndërkombëtar. Sërish edhe përse puna e saj ishte e suksesshme ajo kishte nevojë për një ndryshim dhe një karikim të energjive të saj. Nevoja për një ndryshim. Ajo fluturoi për në Australi dhe Kili duke shpenzuar dy muaj me udhëtime në landscape tepër frymëzuese.

Pas 10 vitesh ajo e gjeti veten sërish në nevojën për të lënë gjithççka dhe për të pushuar sado pak. Kjo ndjesi ju rikthye sërish nga eventet që po përjetonte në jetë: vdekjen e prindërve të saj dhe pakënaqësitë që po përjetonte në punë: tashmë në Whistles një tjetër brand që ajo ndihmoi të ngrihej e të rritej në më të mirën e mundshme.

Sërish ajo ja doli të hiqte dorë për një periudhë kohe dhe kjo e ndihmoi të rikthehej më e freskët se asnjëherë për punën që po bënte. Zgjodhi të arratisej drejt Southampton ku Atlantiku e ndihmoi të rigjente forcën brenda vetes.

Po ju ççfarë do të bënit në vitin tuaj pushim? Cilado të jetë zgjidhja ne ju sygjerojmë të mos i trembeni ndjesisë së paqes që të dhuron të qenurit i lirë.