‘Dogs Playing Poker’ është piktura nga Cassius Marcellus dhe është e rangut të pikturave të Da Vinçit e Mona Lisës – ë cilat njihen nga të gjithë. Kjo pikturë shihet kudo e postuar në bluza apo në meme edhe pas 100 vitesh. Po si u bë kaq e njohur kjo pikturë e një grup qenushash që luajnë poker?
Cooldige, i cili krijoi 8 variacione të kësaj picture, nuk ishte i pari që pikturi kafshët që marrin jetë. Ishte fati i tij që në biznesin American në periudhën e kësaj pikture çeli reklamimi. Në zemrën e këtij revolucioni ishin artistët që prodhuan imazhe të bukura që tërhiqnin vëmendje. Njerëzit u tërhoqën nga puna e Cooldige pasi imazhi që ai përcolli me ‘Dogs Playing Poker’ ishin të adhurueshme. Ndoshta më e rëndësishme ishte mesazhi që ai përcillte në to ku qenushat ishin të mbledhur në një tavolinë duke u sjellë si njerëz. Pas lojës të pokerit, Coolidge pikturoi qenusha në ballo e duke luajtur futboll e baseball, kthimi i këtyre pikturave në seri bëri që njerëzit të prisnim me padurim veprën e ardhshme të Cooldige.