E kemi parë në shumë dokumentarë dhe shumë të njohur në Kore dhe Japoni. Po përse pikërisht Picasso ndër piktorët më të njohur ka këtë famë në Azi?

Turistët Aziatikë po fluturojnë drejt perëndimit vetëm për të parë punët më të famshme të tij. Pikturat multi-milionare po bëhen objekte shumë të dëshirueshme nga koleksionistët aziatikë dhe për ta është kthyer në një ikonë të artit perëndimor. Një nga arsyet është sepse koleksionistët më të pasur të azisë tërhiqen nga fakti se pikturat e tij janë më të shtrenjtat dhe këta koleksionues janë ekstremisht ekstra në shpenzimet për koleksionet e tyre, pa ditur edhe vlerën artistike në mënyrë më të saktë.

Një tjetër arsye është sepse para 2-5 vitesh tregu aziatik ishte I mbushur me çanta që mbronin pikturat e Picasso-s në to duke parë ngjyrat shumë të dukshme kudo dhe duke e quajtur Picasson si një artist romantik bëri që të gjithë të dëshironin të kishin më shumë prej tij.

Fakti që Picasso është i drejtuar nga portretet e afron me artin Kinez më shumë seç mund të afrojë Van Gogh apo Monet pasi ai edhe përgjatë regjimeve që kanë pasur, populli aziatik është mësuar me të vlerësuarin dhe me pikturimin e portreteve. Në Japoni thuhet se librat e parë të artit kanë ardhur nga Picasso që në fillim të viteve 20’, dhe shumica ishin shitur deri në vitet 50’ duke u vendosur edhe në muze privatë gjë që tërhoqi shumë vëmendje.