Një sallatë që mund të bëhet në më pak se 10 minuta por që ofron një miks vitaminash që i duhen trupit dhe shije shumë të mirë!

Për këtë sallatë ju duhet:

  • Sallatë jeshile
  • Qershi të prera në mes pa bërthamë
  • Bajame
  • Djath feta i copëtuar
  • Uthull baslamike

Përgatisni sallatën jeshile si për çdo sallatë normale, shtoni qershitë e freskëta, bajamet dhe djathin feta. Hidhini sipas dëshirës uthull balsamike ose uthull të thjeshtë sipas dëshirës. Kjo sallatë përmban 7g proteina, 223 kallori, 25 mg kolesterol, 2g fibër dhe 8 g sheqer.