Arkitekti me famë botërore Rem Koolhas mer përsipër të transformojë një ndërtesë në Paris duke e kthyer në një galeri të lëvizshme për të pritur ekspozitat përgjatë 2018.

Pranverën e ardhshme do të shtohet një arsye më shumë për të vizituar Parisin. Hapësira më radikale e artit do të lançohet në një ndërtesë të shekullit 19 në distriktin Marais. Fondacioni ‘Entreprise Galeries Lafayette’  caktoi Rem Koolhaas dhe kompaninë e tij OMA për të rinovuar këtë ndërtesë.

Grupi OMA ka vendosur një galeri në formën e kullës prej xhami dhe hekuri në oborrin e ndërtesës e cila operon si ‘makineri kuratore’ sipas përshkrimit të projektit. Kjo kullë lejon 49 konfigurime të ndryshme. Ndërkohë që dyshemeja e galerisë lëviz duke krijuar nivele të ndryshme në lartësi. Në katin e nëndheshëm artistët do të jenë në gjendje të realizojnë workshope të ndryshme.

Ndërtesa është e strukturuar në formë U-je përreth një oborri dhe fillmisht ka qenë vepër e arkitektit Samuel Mejot de Dammartin.  Projekti mbron rregullat që arkitekti ka vendosur fillimisht duke bërë konstruktin e ndërtesës ashtu si e parashtrojnë ligjet.

Artisti Lutz Bacher i cili do të shfaqë galerinë e punëve të tij gjatë hapjes së kësaj hapësire të re thotë se do t’i pëlqente që më në fund punët e tij t’i shihte të vendosura në një ndërtesë vertikale si ndërtesa e rinovuar nga Koolhas.