Arkitekti italian Carlo Ratti në bashkëpunim me kompaninë e tij ka krijuar një robot që përgatit koktelje. Nino ka aftësinë të përziejë një shumëllojshmëri të pafundme koktejlesh duke  përdorur deri në 170 shishet e ndodhura në pjesën e sipërme të barit.

Klientët mund të bëjnë porosinë e tyre përmes një aplikacioni në telefon, ku mund të zgjedhin ose recetat e krijuara nga profesionistët ose recetat e krijuara nga vetë ata.

Edhe pse Ninos i mungojnë shakatë  këndshme që bëjnë baristët, ai është i aftë të përgatisë në mënyrë preçize dhe të shërbejë në mënyrë elegante çfarëdolloj pije në vetëm disa sekonda. Sistemi është i përbërë nga dy krahë robotikë – njëri për përzjerjen dhe përgatitjen e pijeve dhe tjetri për vendosjen në gotë dhe shërbimin. Arkitekti dizenjoi lëvizjet e robotit në bazë të lëvizjeve të koreografit italian Marco Pelle, lëvizjet e të cilit u filmuan dhe u përdorën gjatë programimit të robotit.