Në vitet e vona të 1800s – askush nuk e di se kur në veçanti – një burrë i quajtur Pareto bëri një zbulim interesant. Ai kuptoi se vetëm një numër i vogël lulesh në kopshtin e tij prodhonin shumicën e farave të duhura.

Pareto kuptoi se kjo ‘formulë’ nuk zinte vend vetëm në kopshtin e tij por në disa fusha të jetës. Meqënëse ai ishte Italian ai zbuloi se 80% të tokës në Itali kishte si pronar 20% të popullsisë. Ngjashmëritë me teorinë e luleve të kopshtit. E njëjta teori vlente edhe për rastin e Britanisë, ku 70% e të ardhurave totale, fitohej nga 30% e popullatës. Shifrat sigurisht nuk ishin të njëjta për këdo por principi ishte i njëjtë: pakica merrte ose jepte shumicën  e gjërave.

Dekadat pasuese, kjo teori u zhvillua nga ekonomistët duke u zhvilluar si rregulli 80/20. Kjo teori më pas u krahasua edhe me Kupën  e Botës – 3 Shtete kanë fituar 13 herë nga 20 Kupa Botërore të Zhvilluara.

Përse ndodh ky fenomen?

Imagjinoni dy bimë që rriten pranë njëra – tjetrës. Cdo ditë ato do të konkurrojnë se cila do të marrë më shumë ndriçim dhe ujë. Nëse njëra bimë rritet vetëm pak më shpejt se tjetra, atëherë ajo do të përfitojë më shumë për një kohë të gjatë. Në këtë pozicion të avancuar, funksionon dhe teoria e të fituarit.