Kjo që kaluam ka qenë java e ndërgjegjësimit të mjedisit me firmën e njohur Gucci që drejton këtë biznes. A është e mjaftueshme që vetëm një kompani të punojë kundrejt ndërgjegjësimit të industrisë të modës?

Gucci Equilibrium –është një platform online që lidh njerëzit e botës me qëllim mbrojtjen e planetit. Kompania Gucci zgjodhi javën e mjedisit për të filluar bisedat mbi ecurinë e industrisë të modës. 75% të kompanive në industrinë e modës kanë përmirësuar performancën e tyre lidhur me mbrojtjen e mjedisit.

Disa nga kompanitë që kanë futur zgjidhje mbi problemin e qëndrueshmërisë në industrinë e modës janë: Bottega Veneta, Saint Laurent – të cilat kanë filluar punojnë me një lëkurë të prodhuar në mënyrë më miqësore përkundrejt mjedisit.

Adidas dhe Asos janë bashkuar në lëvizjen e transparencën në prodhimtarinë e veshjeve.