Hello hello!

 

Dashuria pafund sot! Apo jo? Shën Valentini! Oh sa bukur oh! Me siguri që po prisni një artikull kundër kësaj feste dhe normalisht. Por jo, nuk është aspak ashtu!

 

Euforia për këtë ditë ndjehet disa ditë para datës 14, ku fillojnë statuset, storyt dhe postimet e njerëzve të vetmuar. Sigurisht, të gjithë duan të tregojnë se sa e shijojnë vetmin e tyrë, se sa bukur është të jesh single dhe se sa nuk i intereson kjo festë.

Kemi lloj lloj postimesh, nga ata që bëjnë sikur nuk e dinë se cfarë date është dhe deri tek ata që mbushin vetminë e tyre me ushqim. Absolutisht që unë nuk kam asgjë kundër përdorimit të dorës. I mean, ëho does?

 

Por tani të themi të vertëtën, të gjithë do të donim që në këtë ditë të hidhnim një foto me description “My Ride or Die”, pavarsisht se vitin tjetër me shumë mundësi nuk do jesh më çift. Të mos flasim pastaj për vajzat që po mbarojnë për një buqet me trëndafila, të gjitha shoqet do plasnin nga xhelozia. Nuk ishte kjo arsyeja që u lidhe? Djemtë janë më pak të ndjeshëm në këtë festë, pasi më shumë i intereson shpërblimi që marrin pasi dhurojnë buqetën.

 

Le të vazhdojmë pak më ciftet… Për mua është shumë normale të pyes dikë që është në një marrdhënie “Cfarë do bësh sot?”. Një nga përgjigjet më tipike dhe shumë të trishta është “Unë kam Shën Valentin përditë!”. Pse e trishtë do thoni ju?

 

Në kohët e sotme, ku në një ditë duhet të shkosh në punë/shkoll, të kujdesesh për veten, prit se do pish dhe një kafe me atë shokun që ka ardhur nga jashtë, nuk të del koha të kesh Shën Valentin përdit. Përmbi këtë, 70% e meshkujve Shqiptar nuk shquhen për romantik. Më sakt, nuk e mbajnë përdore të dashurën e tyre në rrugë, e jo më ti bëjnë surpriza pa asnjë lloj arsyeje. Edhe nëse ka, e dashura do filloj të mendoj që ai është gay sepse asnjë mashkull hetero nuk bën gjëra të tilla. E vërteta është që shumica e çifteve e shprehin atë që ndiejnë në raste festash, ditëlindje ose kur janë tap.

 

Gjithçka është shumë e thjesht, përfitoni nga kjo ditë për të shprehur atë që ndieni realisht. Mos bini pre e Internetit dhe të kërkoni se zbën të jeni kundër rrymës. Ok, as mos na hapni barkun me postime, por shijojeni. Nuk keni Shën Valentin përdit dhe kjo është pak por e sigurt.

 

Deri herës tjetër, thuajini jo përdorimit të tepruar të dorës.

 

XOXO

Teta Zana