Pas lançimit të koleksionit për festat e fundvitit, tashmë Beyonce është gati për një tjetër “merch capssule”, këtë rradhë për Shën Valentin. Koleksioni i ri ka çdo gjë, nga T-shirt e deri tek hoodie të ndryshëm, apo edhe kasa për celularë, tek të cilat bie në sy përdorimi i disa nga vargjeve nga këngët më të njohura. Veshja që bie më shumë në sy është një hoodie i zi me shprehjen “Rocket Til Waterfalls” të stampuar përpara, si dhe një fotografi të Beyonce. T-shirtet kanë të printuar shprehje si “All Night” apo edhe “Fulfil My Fantasies”, kurse kasa pë celular ka të shkruar “Bey Mine” si dhe një foto të Beyonce. I gjithë koleksioni mund të gjendet tek Beyonce Web Store.