Ambientet e brendshme dalin nga moda më ngadalë se veshjet – njerëzit nuk ndryshojnë mobiljet apo lyejnë muret e shtëpive dy herë në vit – e megjithatë disa tipe dekorimesh dalin nga moda më shpejt se të tjerat. Për fat të mirë, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për të maksimizuar jetëgjatësinë e ambjenteve të brendshme të shtëpive tuaja. Më poshtë ju tregojmë disa prej tyre.

  1. Evitoni ngjyrat e ndezura për muret. Nëse vendosni të lyeni muret e kuzhinës suaj me një ngjyrë vjollcë, natyrisht do të duket e freskët në fillim. Por kur një ngjyrë tjetër e ndezur do të jetë në modë një vit më pas, kuzhina juaj do të dukej si një mencë e vërtetë. Do të ishte më e sigurt nëse do të vendosni të përdorni ngjyrën e bardhë.
  2. Blini mobilje të dorës së dytë. Ndonjëherë është e kotë të blini një karrige “vintage” tek IKEA që kushton rreth 2000 euro kur mund të blini mobilje të dorës së dytë apo antike që i përkasin viteve (apo edhe shekujve) të mëparshëm.
  3. Përzjeni stile dhe periudha kohore të ndryshme. Mos blini gjithçka nga e njëjta markë por merrni guximin dhe përzjeni ngjyrat e lehta dhe të errëta të drurit.
  4. Personalizoni dekorin tuaj: një shtëpi që ka diçka nga personaliteti juaj nuk del lehtësisht nga moda.
  5. Filloni të koleksiononi copëza arti apo çdo gjë me të cilën mund të  “mburreni”: piktura të veçanta, poça të punuar me dorë, gota antike etj. Një koleksion në rritje tregon se shtëpia juaj është gjithmonë në zhvillim e sipër.
  6. Mbani mend që trendet jopraktike zhduken më shpejt. Vendosja e librave në bibliotekë sipas ngjyrës duket një ide e bukur në Pinterest, por do t’ju bënte të dukeshit si një “viktimë mode” që në të vërtetë nuk i lexon ato libra.
  7. Hidhini një sy shtëpive të të tjerëve dhe përpiquni të bëni diçka ndryshe. Nëse ndonjë mik i juaji ka rimodeluar banjën me pllaka në formë drejtkëndëshi, provoni më mirë të vendosni pllaka katrore.
  8. Mos u shqetësoni nëse revistat ju tregojnë se duhet të keni të gjitha enët ngjyrë tunxhi apo se duhet të ndryshoni pllakat e shtëpisë – është një industri e tërë që përpiqet t’ju bëjë të mendoni se jeni shumë mbrapa trendeve të kohës. Kini besim tek zgjedhjet tuaja dhe mendoni se ndoshta një ditë nipërit e mbesat tuaja do të shohin shtëpitë tuaja si frymzëim për dizajnin e shtëpive të tyre.