Mirëseerdhët në LOYALTHY

(Loyal to the Healthy lifestyle).

Ky artikull i 5-të LOYALTHY është më shumë si një faqe “ditari” të përditshmërisë sime, le ta quajme; “Hiperaktive”.

Nuk do të zgjatem shumë kësaj here dhe do ju shpjegoj vetëm pak se sa vendimtar mund të jetë vullneti për të realizuar atë që do më shumë, kur dëshira nuk mungon.

Unë jam studente e vitit të dytë Universitet për degën e Marketingut Ndërkombëtar, degë e cila më ka bërë për vete që në fillim dhe e aplikoj njëkohësisht në punën që unë momentalisht  bëj si Social Media Marketer.
Oraret në univeristetin tim (Epoka Uni.) janë një tmerr dhe më eshtë dashur t’I përshtas me orët e punës përgjatë këtyre viteve, njëkohësisht duke mos anashkaluar dhe angazhimet e tjera (një prej tyre palestra).

Nuk ja kam dalë mbanë me sukses që në fillim, kam dështuar derisa ja bëra synim vetes se mund t’I realizoj të gjitha nëse I kushtoj rëndësinë e duhur organizimit te 24orëshit tim cdo dite.

Edhe pse oraret e mia në shkollë mund të fillojnë herë në mëngjes e here ne darkë, zhvendos punën ne orar direkt mbas shkollës dhe palestrën në mbrëmje ose në mëngjes për 4 herë në javë (kur mundem edhe 5).

Këshillë: Nëse puna/shkolla juaj fillon rreth orës 10 paradite ose me vonë, ju këshilloj shumë të kryeni palestrën në mëngjes brenda harkut kohor 7:20-9:20. Sado pak t’ju shkojë stërvitja, ja vlen ta “heqësh qafe” që në mëngjes. Plus, është një nisje perfekte e ditës dhe do të ndiheni shumë energjikë përgjatë pjesës tjetër të mbetur të ditës, që do e keni para. Gjithmonë duke u siguruar që të keni marrë të paktën 6-7 orë gjumë mbrëmje para.

Dhe pse puna ime është Part-time sigurisht kërkon kohën e saj, dhe rreth 2 or të miat cdo ditë i kushtohen transportit nga shtëpia në shkollë, shkollë-punë-shtëpi. Me pak fjalë zëre sikur është Full-time, pa përmendur që fundjavat shpeshherë janë të zëna me punë me fotografinë. (puna ime e dyte)

Nuk është as nevoja të përmend që sigurisht kam një jetë sociale-personale të shëndetshme dhe aktive dhe kjo është e dukshme dhe në rrjetet e mia sociale, normalisht.

Për shkak të gjithë këtij cikli të ngarkuar 24Orësh normalisht unë nuk kam mundësi të konsumoj vaktin e drekës në shtëpi dhe kjo është një sfidë që më është kthyer në rutinë për t’u munduar të mbaj trupin tim të pastër duke u ushqyer mirë.

Pikërisht këtë do ndaj me ju kësaj herë, disa foto që munda të kap të vakteve të mia modeste por “healthy”. Që të gjithë ju mund t’I realizoni shumë lehtësisht. Thjesht e ndjej që te gjithë ne kemi nevojë për një “shtysë”, dhe uroj që kjo të jetë e tillë, për ju që po e lexoni.

Nëse unë e kam bërë këtë, dhe vazhdoj e bëj këtë jetë cdo dite duke u ndjerë energjike cdo ditë e më shumë, të gjithë ju mund ta bëni. Aq më tepër nëse nuk jeni të punësuar dhe thjesht student, atëher kush janë justifikimet tuaja?\\

 

“Motivimi juaj duhet të jetë më i fortë se justifikimet tuaja, për të patur sukses… KUDO.”

LOYALTHY by Adela Osmani