Përveç se mjaft  të shëndetshme, tostet e avokados janë shumë të shijshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur. Më poshtë ju tregojmë disa mënyra se si të përgatisni një tost me avokado për të shoqëruar mëngjesin, darkën dhe pse jo edhe drekën tuaj.

  1. Tost i thjeshtë me avokado : Fillojeni nga më e thjeshta! Vendosni në tostin tuaj avokado të shtypur të përierë me kripë dhe piper.
  2. Tost me avokado dhe vezë të skuqur : Tostit tuaj me avokado shtojini një vezë të skuqur. është shumë e thjeshtë për t’u gatuar por vërtet shumë e shijshme.
  3. Tost me avokado, rukola dhe djathë dhie : Vendosni rukola, djathë dhie (ose feta) të thërrmuar dhe lëng limoni në tostin tuaj me avokado. Nëse dëshironi, kësaj recete mund t’i shtoni edhe një vezë të skuqur.
  4. Tost me avokado dhe ton : Përzieni avokadon me ton, vendoseni në tostin tuaj dhe në fund shtoni pak limon të shtrydhur. Kjo recetë është një alternativë mjaft e shëndetshme dhe plot me proteina ndaj sallatës së famshme me ton.
  5. Tost me avokado, luleshtrydhe dhe uthull balsamike : Vendosni copëza luleshtrydhesh në tostin tuaj e avokado dhe hidhni në të pak uthull balsamike. Ky kombinim, edhe pse mund të duket paksa i çuditshëm, do t’ju shijojë vërtet.
  6. Tost Mesdhetar me avokado : Në tostin tuaj me avokado vendosni qiqra (të cilat përmbajnë proteina), domate, djathë feta të thërrmuar dhe pak borzilok. E kush  nuk e pëlqen përzierjen e famshme të domates me djathin e bardhë feta?!