Prillin e kaluar Adidas na njohu me siluetën e FUTURECRAFT 4D në ngjyrën “Ash Green”.

Atletja futuristike është e pajisur me një “midsole” që ka në përbërje 20000 fije, të cilat përshaten në menyrë perfekte me këmbë duke ndihmuar shumë në ecje, vrapin dhe jo vetëm. Përsa i përket pjesës së sipërme ajo përbëhet nga materiali tashme ikonë i Adidas, Primeknit textile.

FUTURECRAFT 4D do të bëjë debutimin në datën 18 janar në New York në vende si: KITH, Patcher, SNS etj. Çimi do të jetë disi më i larte se ULTRABOOST, 300$.
Nuk dihet akoma se kur ky model do të përhapet në tregje të ndryshme të botës, kshuqë menyra e vetme për t’i pasur nëse i doni vërtet, është t’ja kërkoni dajës që keni në Amerikë…