E dinim!

A je dhe ti në moshë të re i shqetësuar se ke shpënzuar rrogat e fundit në toste dhe sanduiçe dhe jo në investimin për të ardhmen tënde? Epo, ky është vetëm fillimi!

Një studim i ri në Cigna, një kompani shëndetësa në SHBA, zbuloi se mosha nga 18 – 22 vjeç ishte grupmosha që ndjente më shumë vetmi. Pyetësori kaloi në 20,000 të rinj të kësaj moshe, ku më së shumti pjesëmarrësit u identifikuan me 10 – 11 ndjenja që lidheshin me vetminë! Po, po pikërisht me këtë ndjenjë. Jo thjesht të vetmuar, por në një spektër të gjerë të ndjesive që të sjell vetmia:

  • Turpi, ndjesia se nuk ju kushtohej vëmendje e se nuk i njihnin aq mirë sa duhet.

Si grupmosha e quajtur ‘millenials’ edhe ata ‘post – millenials’ dhanë numrin më të lartë të vendosur ndonjëherë për të rinjtë që ndihen të vetmuar. Raporti zbuloi gjithashtu se një nga arsyet kryesore të kësaj ‘epidemie’ ishte mungesa e lidhjes fizike, më së shumti në gjeneratën e re.

Në këto momente e dimë që po mendoni: ‘fajin e ka media sociale’ por këtu gaboheni sepse ky studim përfundon me faktin se ‘po është e vërtetë se media sociale është faktor, por nuk është i vetmi’ edhe njerëzit që nuk përdorin rrjete sociale ndihen shpesh të ventura.

Douglas Nemeck, njeriu që e filloi këtë kërkim qëndron pozitiv për raportin e këtij studimi, pasi për të është një mënyrë e mirë që të ndërhyjmë në jetën e njerëzve për t’i përmirësuar ato edhe këtë ‘epidemi’.