30 vite duken shumë dhe kjo na bën të ndihemi të vjetër kur mendojmë se kaq vite ka filmi Heathers që është krijuar. Një film ikonë për stilin dhe modën, me disa veshje të krijuara në mënyrën më me stil të mundshme. Treshja ikonike e Heathers dinte se si të mbante stil dhe klas duke u veshur si mean girls të viteve 80’.

Ja disa nga ‘leksionet’ e stilit që marrim nga ky film:

  1. Qëndroni vetëm në një paletë ngjyrash

Qëndroni vetëm në një paletë ngjyrash: edhe nëse po vjen pranvera. Nuk ka asgjë si një veshje e kombinuar me të njëjtën paletë ngjyrash në çdo sezon.

  1. Vetullat janë kycc!

Shihni personazhin kryesor djalin e keq J.D luajtur nga Christian Slater. Një fytyrë ëngjëllore por që tregonte çdo emocion të fytyrës me anë të vetullave të tij. Prandaj duhet të kujdeseni gjithmonë për atë pjesë.

  1. Pin-ët për rroba nuk është e thënë të jenë vetëm për gra

Winona Rider – Veronica është krijuar për bluzat të cila ekspozojnë shpatullat duke krijuar një pamje shumë të freskët. Ajo bashkon këtë lloj veshje me një nga pin-ët që ne i quajmë ‘për gra’ por një kombinim shumë i mirë.

  1. Kostumet janë kthyer dhe Heathers na i mëson këtë më së miri

Shihni skenat në ambjentet e shkollës ku Veronica dhe grupi i saj shëtisin me kostumet uniformë dhe me fundet e shkurtëra e çorapet e gjata. Një stil që është rikthyer dhe ne mendojmë se duket më mirë se asnjëherë kombinuar në mënyrën si ndodh nga ‘mean girls-at’ e Heathers.